Lajme

Muhamed Kallaba shpalos programin për Kamenicën: Do të bashkëqeveris me qytetarët, do ta reformoj arsimin pa i mbyllur shkollat

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 07 October 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Muhamed Kallaba përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme për Kamenicën, qytet i sigurt, inovativ, tërheqës për biznese të të gjitha llojeve, turistik, i organizuar mirë e modern.

Duke iu drejtuar virtualisht qytetarëve të Kamenicës, Kallaba u bëri thirrje atyre që me 17 tetor të votojnë PDK-në dhe numrin 177 për t’i dhënë fund keqmenaxhimit dhe stagnimit të komunës, dhe për të hapur kapitullin e një qeverisjeje dinjitoze për ta.

“Unë me ekipin tim do të qeverisim së bashku me ju gjatë mandatit tonë. Kjo është e vetmja formë e ecjes përpara, komunikimi i ngushtë me banorët është zgjidhja. Ju do të keni një adresë konkrete për problemet tuaja, e trajtim të menjëhershme të tyre. Ju garantojmë qeverisje me transparencë e kompetencë, profesionalizëm e ndershmëri, duke respektuar ligjin, e ku meritokracia të jetë faktori determinues në mandatin tonë. Prandaj, ballë hapur kërkoj që të bashkoheni në ekipin tonë për fitoren e madhe të Kamenicës.”, tha ai.

-Advertisement-

Kallaba u zotua se do të krijoj kushte për bizneset dhe zhvillimin ekonomik, për urbanizimin e qytetit me hapësira të gjelbra dhe të shfrytëzueshme për të gjithë, do ta modernizimin e administratës, për mbështetjen e grave, së pari duke u dhënë hapësirë të udhëheqin shumicën e drejtorive komunale.

“Me gjithë këtë rini aktive, Kamenica do të ketë aktivitete kulturore e sportive në baza të rregullta mujore. Turne sportivë të organizuar nga komuna, rifunksionalizim i teatrit të qytetit, ndërtimi i një Qendre Inovative, përkrahje për Qendrën rinore, mbështetje klubeve sportive të komunës, përfundimi i stadiumeve të futbollit, funksionalizimi i Sallës së Sporteve, aktivitete si “Nata e filmit”, e shumë të tjera. “, tha ai.

Kallaba tha se si kryetar i Kamenicës do ta reformojë arsimin duke e modernizuar atë, jo duke i mbyllur shkollat e duke i lënë nxënësit pa mësim.

“Të rinjtë e të rejat do të kenë mundësi të shkollohen në objektet shkollore më të afërta, duke i ofruar kushtet më të mira të mundshme për një proces të mirëfilltë arsimor. Për ne reformë në arsim do të jetë modernizimi i shkollave, digjitalizimi i shkollave, dhënia e bursave për nxënësit e shkëlqyeshëm për profilet arsimore. T’i kthehet liria e profesionit mësimdhënësve. Përtej partisë dhe ngjyrimeve politike, unë do të angazhohem njësoj për të gjithë në atë mënyrë që vendbanimi jonë të jetë shembull për të tjerët. Qytetarë të dashur, Kamenica na bashkon të gjithëve, pa dallime partiake e politike. Numri 177 është zgjidhja e problemeve tuaja, e ecja përpara drejt së ardhmes më të mirë.” përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera