Rozë

Muaji i mjaltit për Miranda Kerr dhe Evan Spiegel, super luksoz

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 09 June 2017

Paparacët nuk mund t’i afrohen asesis.

Të sapomartuarit, Miranda Kerr dhe Evan Spiegel janë duke kaluar muajin e tyre të mjaltit në ishullin super të shtrenjtë e luksozv të Laucal të Fiji.

Në këtë ishull që është në pronësi të bashkëpronarit të Red Bull, Dietrich Mateschitz, nata kushton nga 12,800 dollarë deri në 60,000 dollarë për një natë, dhe ka vetëm 25 vila private, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Secila prej këtyre vilave ka pishinën e vetë private e cila bën që çiftet të kenë privatësinë e tyre të plotë.

Në këtë ishull janë poashtu edhe pesë restorante, fusha golfi dhe mundësi për kalërim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera