Lajme

Muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë nisin agjërimin

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 23 March 2023

Rreth një e katërta e popullsisë së botës do të nisin një ditë ndryshe më 23 mars, pasi lindja e diellit do ti gjejë duke agjëruar.

Besimtarët myslimanë do të nisin muajin e Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik.

Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij.

-Advertisement-

Por muaji i Ramazanit nuk ndryshon vetëm rutinën e personave që agjërojnë, por edhe shumë të tjerëve, të kësaj feje ose jo.

Shumë njerëz solidarizohen me sakrificën që myslimanët bëjnë, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre kundrejt agjëruesve.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qytetarët që nuk agjërojnë kanë krijuar një rutinë duke mos konsumuar ushqim para tyre, organizuar dreka pune, mirëkuptimi në shumë situata, dhe shumë veprime të tjera.

Me anë të këtyre veprimeve amerikanët dhe shumë persona në shtete të ndryshme të botës, tregojnë mirëkuptimin e tyre me personat që e bëjnë atë sakrificë.

Ndryshe nga vendet e tjera, nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit do ta gjejë një pjesë të popullit turk në çadra.

Tërmeti shkatërrimtar i cili shkaktoi shifra shumë të larta viktimash, la miliona persona në Turqi në mjerim. Ata humbën të afërmit dhe shtëpitë, pak javë para muajit të shenjtë.

Krahasuar me vitin e kaluar syfyri dhe iftari i tyre do të jetë në çadra, shumë pranë vendit ku dikur jetonin të lumtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera