Lajme

Muaji i kancerit të gjirit, Osmani: Kontrolli i hershëm shpëton jetë, duajeni veten

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 28 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar të gjitha gratë që kanë humbur jetën nga kanceri i gjirit gjatë fjalës së saj në Manifestimin tradicional kundër kancerit të gjirit “Zbulimi i hershëm – mbijetesë”.

E para e shtetit të Kosovës, u ka bërë thirrje grave e vajzave të kontrollohen, pasi siç tha ajo, zbulimi i hershëm ndihmon në parandalimin dhe mposhtjen e kancerit të gjirit.

“Jemi në tetor dhe s’mund të ishte ndryshe përveç se të jemi bashkë, bashkë ashtu siç po na shini të gjithëve sot në mbështetje të të gjitha vajzave, grave e burrave, të të gjithë të mbijetuarve, të atyre që po ballafaqohen dhe në kujtim të atyre që nuk janë më në mesin tonë si pasojë e kancerit të gjirit. Për të gjithë ata që sot ndjejnë dhimbjen e humbjes se më të dashurve të tyre, dua t’ju them që ne të gjithë e ndajmë dhimbjen me ju, e ndajmë dhimbjen tuaj të thellë. Jemi këtu për t’u lutur që dhimbjen ta shndërroni në fuqi dhe që së bashku ta përcjellim qartë e zëshëm, mesazhin se kontrolli i hershëm dhe preventiva shpëtojnë jetë”.

-Advertisement-

“Tetori është muaj i shpresës, solidarizimit dhe jetës, dua të ritheksoj se kontrolli i hershëm ndihmon në parandalimin dhe mposhtjen e kancerit të gjirit. 1 në 8 gra në botë ballafaqohen me kancerin e gjirit, 1 në 8 gra përjetojnë dhimbje të pafund, përjetojnë ankthin e lajmit të hidhur. Andaj ta themi të gjithë, sërish e pareshtur se armiku më i madh i kancerit është kujdesi, mikja më e mirë e secilës nga duhet të jemi vetë ne, por po aq sa është e rëndësishme preventiva, po kaq e rëndësishme është edhe zbulimi i hershëm dhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe trajtimi i të prekurve nga kjo sëmundje”.

Presidentja tutje falënderoi Klinikën e Onkologjisë dhe stafin e saj për punën e jashtëzakonshme që kanë ndaj pacientëve.

Ajo poashtu foli edhe për ndihmën që presidenca ka ndarë për gratë e prekura me kancer të gjirit, duke dhuruar proteza të gjirit. Presidentja Osmani, tha më tej se nga viti tjetër, do të rritet mbështetja për ndihmën ndaj grave me këtë pako.

“Ju jeni inkurajuese, frymëzuese dhe shpresë e grave, jam e bindur që duke bashkuar forcat, duke i dhënë jehonë kësaj kauze për kujdes të shtuar, ne mund ta bëjmë ndryshimin, ta lehtësojmë dhimbjen e ta mbrojmë jetën. Ju lutem që ta shtojmë kujdesin ndaj vetvetes, ta nderojmë kujtimin për jetët e humbura, ta mbështesim njëra-tjetrën. Duajeni veten, duajeni jetën, e mos harroni se zbulimi i hershëm është një shans i shtuar për mbijetesë. T’i shndërrojmë 12 muaj në muaj rozë, e jo vetëm muajin tetor”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera