Lajme

Muaji fatal për Kosovën: Nga 19 gushti e deri më 19 shtator, hiq më pak se 604 qytetarë humbën jetën si pasojë e Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 00:10 | 20 September 2021

Për 30 ditë, më saktësisht prej 19 gushtit e deri më 19 shtator në Kosovë si pasojë e Covid-19 kanë vdekur hiq më pak se 604 qytetarë.

Ndonëse ka nisur rënia e rasteve ditëve të fundit, muaji gusht dhe muaji shtator konsiderohen si muajt ku u thye rekord me numrin e viktimave si pasojë e koromavirusit.

Opozita dhe shoqëria civile fajin për këto vdekje ia ka vënë Qeverisë Kurti për dështim në menaxhimin e pandemisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera