Lajme

MTI mirëpret Raportin e Auditimit për Raportin Financiar për vitin 2016

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 23 June 2017

MTI mirëpret Raportin e Auditimit për Raportin Financiar Vjetor të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2016, të kryer nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Me rastin e publikimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të Raporti të Auditimit për Raportin Financiar Vjetor të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2016, MTI jep këtë sqarim:

MTI e mirëpret Raportin e Auditimit të publikuar nga ZKA, rezultatet dhe konkluzionet e nxjerra dhe njëherit ka kënaqësinë të pohojë se ky raport e nxjerr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si një nga institucionet më të suksesshme sa i përket pasqyrave financiare vjetore, qeverisjes së mirë, menaxhimit financiar dhe kontrollit të financave publike për vitin 2016.

-Advertisement-

Në konkluzionet e përgjithshme të raportit konstatohet se MTI ka shënuar progres të mirë në implementimin e rekomandimeve të ZKA-së, ku prej 10 rekomandimeve të cilatZKA i ka caktuar MTI-së për t’i adresuar gjatë vitit 2016, gjashtë prej tyre janë implementuar plotësisht, ndërsa të tjerat janë në procedurë të plotësimit të përgjithshëm.

Raportet e dy viteve të fundit të ZKA-së konstatojnë se MTI ka shënuar progres të vazhdueshëm në implementimin e rekomandimeve të ZKA-së, ku krahasuar me vitin 2014 kur kanë qenë gjithsejtë 22 rekomandime, numri i tyre ka rënë në 10 sosh në vitin 2015. Ndërsa, siç shihet nga raporti i fundit, rekomandimet për MTI-në për vitin 2016 janë ulur në vetëm 5 të tilla.

Raporti i Auditimit ka vlerësuar qeverisjen dhe efikasitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të MTI-së. Një ndër përfundimet e rëndësishme të dala nga raporti është se ‘Konkluzioni është i pamodifikuar,’ që do të thotë se pasqyrat financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale.

Lidhur me rekomandimin e ZKA-së që ndërlidhet me burimet njerëzore, përkatësisht harmonizimin e pagave sipas koeficientëve, MTI sqaron se kjo çështje është trashëguar nga qeverisja e vitit 2012-2014. Në lidhje me këtë rekomandim të ZKA-së, MTI bën me dije se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për harmonizimin e koeficientëve, dhe kjo çështje do të rregullohet me hyrjen në fuqi të sistemit të gradave në nivel qendror, ku MTI veçse i ka harmonizuar të gjitha përshkrimet e detyrave të punës për të gjithë nëpunësit civilë.

Konkluzionet e nxjerra nga Raporti i Auditimit konfirmojnë përkushtimin e MTI-së për qeverisje të mirë, ekonomizim të shpenzimeve, transparencë dhe llogaridhënie në procesin qeverisës dhe të menaxhimit të përgjegjshëm dhe efikas të financave publike./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera