Lajme

MTI e largon nga puna zyrtarin që po dyshohet se keqpërdori detyrën

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 25 November 2020

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarit të këtij institucioni, Fidan Kadriu, duke e larguar nga puna.

Në njoftim thuhet se ai është larguar nga punë deri në përfundim të hetimeve, shkruan Gazeta inFokus.

Kadriu po dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave.

“Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit. MTI kërkon nga organet kompetente që ta hetojnë dhe ta ndriçojnë rastin sa më shpejt.”, thuhet mes tjerash në reagimin e MTI-së./Gazeta inFokus/

Reagimi i plotë i MTI-së:

MTI sqaron masat e ndërmarra për rastin e mundësisë së keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për opinionin publik dhe media se ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj zyrtarit të MTI-së, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës.

MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Të tjera