Lajme

MSH tregon se kur do të fillojë vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Autori: Islam Morina 17:19 | 19 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda disa ditësh do të fillojë vaksinimi me dëzën përforcuese dhe doën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri kanë bë me dije se përveç ekipeve statike për vaksinim do të ketë edhe ekipe mobile vaksinimi ku gjatë fundjavës një ekip mobil nga Obiliqi do të realizojë vaksinime në aeroportin “Adem Jashari” dhe se qysh sot disa ekipe mobile janë ofruar për vaksinim në disa prej Këshillave të Bashkësisë Islame, në kohën kur falet e xhumaja.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar.

Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00.

Gjatë ditës së sotme ndërkaq, krahas qendrave statike të vaksinimit, përmes ekipeve mobile mundësi vaksinimi është ofruar edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë, ndërkohë që po bëhen përgatitjet që brenda disa ditësh të fillohet edhe me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera