Lajme

MSh sqaron qytetarët: Ky është dallimi i vetëm i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 05 January 2022

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë doza e tretë dhe doza përforcuese e vaksinës antiCOVID janë e njëjta dozë, vetëm se dallimi qëndron në kohën kur administrohet vaksina.

Ani pse kjo është sqaruar disa herë nga Ministria qytetarët ende nuk janë të qartë sa i përket këtyre dozave.

Për shkak te konfuzionit nga qytetarët se këto doza janë të ndara dhe se ata do të marrin plus dy doza dhe jo një, Ministria e Shëndetësisë në një prononcim për Gazetën Infokus kanë sqaruar edhe një herë se cili është dallimi dhe si shkon procedura e marrjes së tyre.

-Advertisement-

”Doza përforcuese dhe doza e trete dallojnë vetëm sa i përket kohës kur administrohet, por në përmbajtje janë njësoj. Kështu që këtu nuk ka vend për asnjë lloj shqetësimi. Kushdo që ka bërë tre muaj nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese, ndërsa doza e trete mund te jepet edhe me herët, 8 jave nga marrja e dozës se dytë për personat me imunitet te komprometuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim të MSh-së.

Me 27 dhjetor ky dikaster u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë kaluar 3 muaj prej se kanë marrë dozën e dytë që të marrin edhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19’, thuhej në thirrjen e MSh-së.

Doza përforcuese dhe doza e tretë e vaksinës në Kosovë kanë filluar të administrohen që nga tetë dhjetori dhe deri më tash 2 mijë e 99 qytetarë kanë marrë dozën e tretë dhe 13 mijë e 787 kanë marrë dozën përforcuese./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera