Lajme

MSH së shpejti rekomandon dhënien e dozës së tretë të vaksinës

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 11 November 2021

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër virusit COVID-19 në Kosovë pritet të merret së shpejti.

Këtë për Klankosova.tv. e ka bërë Ministria e Shëndetësisë duke thënë se komiteti për imunizim kundër COVID-19 e ka trajtuar këtë çështje.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforëzuese dhe dozës së tretë kundër COVID-19 dhe pritet shpejt që të bëhet rekomandimi edhe për dhënien e këtyre dozave”, u tha në përgjigjen e kësaj ministrie.

-Advertisement-

MSH-ja bëri të ditur se një dozë përforcuese e COVID-19 është një dozë e re që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar për të ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes që ka rënë me kalimin e kohës.

“Një dozë përforcuese e COVID-19 është një dozë e re që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar për të ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes që ka rënë me kalimin e kohës. Disa grupe që janë treguar se e humbasin mbrojtjen më shpejt se të tjerët tani kanë të drejtë për një përforcues”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Klankosova.tv.

Ministria e Shëndetësisë dha detaje edhe për dozën shtesë kundër COVID-19, njofton Klankosova.tv.

“Një dozë shtesë (e tretë) kundër COVID-19 është një dozë tjetër vaksine që i jepet dikujt që nuk mori mbrojtje të mjaftueshme nga seritë fillestare të vaksinave të tyre”.

Tutje, në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Klankosova.tv thuhet se disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar mund të marrin një dozë shtesë për t’u mbrojtur plotësisht kundër COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera