Lajme

MSH me apel për personat që e kanë kaluar COVID’in dhe nuk janë vaksinuar

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 11 Nëntor 2021

Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

“Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni. Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, MSh u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen”, thuhet nga MSH.

-Advertisement-

Nga kjo ministri kanë thënë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

“Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i zbatojnë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor. Mbulo gojën dhe hundën me maskë! Mbaj higjienën! Respekto distancën! VAKSINOHU!”, thuhet tutje nga MSH.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy