Lajme

MSH jep detaje për marrëveshjen me Pfizer për sigurimin e vaksinave antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 28 May 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë zyrtarisht është arritur marrëveshja për sigurimin e 1 milion e 213 mijë e 290 vaksina antiCOVID me “Pfizer”.

Sipas MSH-së, me vaksinat e siguruara, synohet që deri në fund të vitit 2021, të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.

“Kosova ka një kapacitet të zinxhirit të ftohtë për secilin lloj të vaksinave, duke mundësuar që ato të ruhen sipas standardeve.

-Advertisement-

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë, për të arritur vaksinimin e 60% të qytetarëve deri në 2021.

Procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSH-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera