Lajme

MSh-ja u bënë thirrje qytetarëve që ta marrin dozën përforcuese kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 01 January 2022

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë edhe sot thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Kjo pasi sipas tyre me marrjen e kësaj vaksine qytetarët do të kenë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e virusit.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera