Lajme

MSh-ja tregon a ka raste pozitive me variantin Omicron të COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 24 December 2021

Tridhjetë mostra COVID pozitiv nga rastet në Kosovë me shtatë dhjetor u dërguan në Gjermani nga Ministria e Shëndetësisë, pasi dyshohej se mund të ishin të variantit më të fundit të quajtur Omicron i cili po përhapet me shpejtësi në botë.

Në një përgjigje për Gazetën Infokus nga MSH-ja kanë treguar se asnjëra nga këto mostra nuk kanë rezultuar të këtij varianti por të varianteve Delta dhe Delta Plus.

“Në mostrat e mëhershme të kthyera në ndërkohe , ka pasur vetëm raste të variantit Delta dhe Delta plus te SARS COV-2, jo edhe te Omicron”, thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim të këtij dikasteri.

-Advertisement-

Derisa rezultatet e mostrave të tjera që u dërguan me 20 dhjetor në Gjermani pritet të vijnë në javën e parë të vitit 2022.

“Rezultatet e mostrave pozitive ne COVID- 19 te dërguara në Gjermani me datë 20 dhjetor 2021, ato vijnë ne javën e parë të janarit”, deklaruan nga MSH-ja.

Kujtojmë se deri më tani në vend nga ky virus kanë humbur jetën 2 mijë e 989 qytetarë, ndërsa raste aktualisht aktive janë 321 të infektuar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera