Lajme

MSH-ja dështon të anulojë blerjet e barnave shumëfish më shtrenjtë se çmimet reale

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 16 March 2018

Ministria e Shëndetësisë është dorëzuar përballë operatorëve ekonomikë kur bëhet fjalë për blerjet e barnave shumëfish më shtrenjtë se produktet e njëjta viteve të kaluara. Ani pse ministri Uran Ismaili me të marrë pozitën përmes Facebookut kishte njoftuar se po i anulonte tenderët për barnat që janë përzgjedhur më shtrenjtë sesa çmimi real, një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi që Ministria që e drejton ai nuk ka deponuar prova se kompanitë farmaceutike i kanë rritur çmimet e barnave, shkruan sot Koha Ditore.

Produkti Flouracil, sipas të dhënave të kërkuara në SHSKUK, dy vjet më parë është blerë me çmimin prej 3.30 eurosh. Gati trefish më shtrenjtë sesa më 2015 është ofertuar në MSH këtë vit. Oferta të cilën do të detyrohet MSH-ja ta paguajë është 8.80 euro.

Dallime në kontratat paraprake ka edhe produkti Cilastin, të cilin po ashtu e kishte anuluar MSH-ja. Kontratën e kaluar ky produkt është blerë me 17 euro. Tash do të blihet me 19.50 euro. Ndërsa në një raport krahasues të çmimeve të barnave në Kosovë me disa shtete nga Banka Botërore para më shumë se tre vjetëve çmimi i këtij bari ishte 13 euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera