Lajme

MSH e IKSHPK prindërve të nxënësve nuk u lënë mundësi refuzimi për vaksinën anti-Covid (DOKUMENT)

Autori: Islam Morina 11:54 | 25 November 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, tashmë kanë filluar me marrjen e autorizimeve të prindërve për të planifikuar dhe filluar vaksinimin e nxënësve të moshës mbi 12 vjeçare nëpër shkollat e Kosovës.

Tashmë prindërve të nxënësve të disa shkollave në kryeqytet, u është distribuuar deklarata e pëlqimit të vaksinimit nga ana e MSH-së dhe IKSHPK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Edhe përkundër faktit se vaksinimi i fëmijëve të moshës mbi 12 vjet nuk është i obliguar dhe bëhet me dëshirën dhe pëlqimin e prindërve, në deklaratën e pëlqimit të vaksinimit nuk ka opsion refuzimi të vaksinimit.

-Advertisement-

Në këtë deklaratë që përmban të dhënat e fëmijës janë dhënë vetëm dy opsione:

Nuk kam pyetje tjera dhe

Pajtohem për vaksinimin e ofruar kundër COVID-19

Kurse në fund të deklaratës kërkohet nënshkrimi i personit që do të vaksinohet, duke kërkuar që për personat nën 18 vjet të nënshkruaj prindi ose kujdestari ligjor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera