Fokus

MSH e IKSHPK mbajnë sekret testet e laboratorit të Devollëve

Autori: H. Smajli 12:40 | 10 September 2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk po tregojnë se sa teste PCR në ditë po i bën laboratori “Medical & Laboratory Services që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, Vlerës.

Gazeta inFokus ka dy javë që ka kërkuar nga MSH-ja që të dijë se sa teste PCR në ditë po kryhen nga ky laborator por që nga të njëjtët ka marrë një përgjigje skandaloze.

Përveç përmbajtjes së tillë zyrtarët e kësaj ministrie nuk e marrin mundin të jenë korrekt as në drejtshkrim.

-Advertisement-

“të gjitha laboratoret raportojne ne IKSHPK, si ato qe kryejne teste serologjike si ato me PCR. Testet me PCR raportohen ne baza ditore per shkak se perfshihen ne raportin e IKSHPK-se (raportin ditor), kurse testet serologjike ne menyre te kumuluar per disa dite dhe te njejtat perdoren per qellime te studimeve me teper. IKSHP do ta raportoj ne menyre peroidike per testimet e kryera ne dy sektorët”, thuhet në përgjigjen që MSH-ja i ka kthyer Gazetës inFokus.

E nga Instituti Kombëtar i Shëndetësie Publike në lidhje me këtë çështje deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Kësisoj as nga laboratori “Medical & Laboratory Services MLS” nuk kanë treguar se sa teste PCR në ditë po i bëjnë.

Ata madje këtë informacion e kanë konsideruar të dhënë konfidenciale ani pse thonë se këtë raportim i bëjnë çdo ditë  MSH-së dhe IKSHPK-së.

“Pas analizimit te kërkesave tuaja, ju njoftojmë se informacionet e kërkuara nga ju, janë informata interne konfidenciale. Andaj, të njëjtat nuk mundem ti shpërndajmë dhe ti bëjmë publike”, thuhet në përgjigjen e Medical & Laboratory Services për inFokus.

Laboratori i Devollëve ka filluar testimin PCR për COVID-19 që nga 10 gushti, e për më shumë se një muaj ishte laboratori i vetëm që bënte këtë lloj testi .

Kështu duke pasur monopolin një test PCR në këtë laborator kushtonte deri në 200 euro./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Skandaloze: Ministria e Armend Zemajt në mbrojtje të laboratorit të Devollëve 

LEXO EDHE: Ministria e Zemajt tregon për inFokus pse licencoi vetëm laboratorin e vajzës së Blerim Devollit 

LEXO EDHE: Laboratori i vajzës së Blerim Devollit nuk i plotëson kushtet, kryen teste nëpër vetura 

LEXO EDHE: A po fshihen rezultatet e testeve që bëhen nga privatët?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera