Lajme

MSH: Dozë të tretë do të marrin personat që nuk kanë krijuar imunizim as pas dy vaksinave

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 17 November 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus derisa nuk është shënuar asnjë viktimë. Mesditën e së martës në sallën 1 Tetori, nuk kishte interesim për tu vaksinuar përderisa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shumë shpejt do të merret vendimi për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Sipas MSH’së dozë përforcuese do të marrin personat që janë vaksinuar plotësisht me dy doza por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti ka ardhur duke rënë kurse dozën e tretë të vaksinës anti-covid do ta marrin ata persona tek të cilët dy dozat fillestare nuk kanë krijuar imunitet të mjaftueshëm.

“Me dozë përforcuese apo dhe me dozë të tretë, varësisht se për cilën bëhet fjalë, vaksinohen të moshuarit, personat me imunitet të dobët, profesionistët shëndetësorë, por nuk përjashtohen as kategori të tjera”, thuhet në përgjigjen e MSH’së për RTK’në.

-Advertisement-

Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe për dozën e tretë në vendin tonë do të aplikohen vaksina të cilat janë duke u administruar, pra Pfizer dhe Astra Zeneca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera