Lajme

MSh: 70% e popullsisë mbi 18-vjeç u vaksinua me një dozë

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 29 March 2022

Në një vjetorin e vaksinimit kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se Kosova ia ka dalë që të ketë shkallën më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë dhe shtete të tjera.

Në njoftimin e MSH-së, thuhet se me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18-vjeç në Kosovë ka arritur në 70 përqind me një dozë dhe 63.4% me dy doza.

“Te popullata mbi 12 vjeçe, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy doza. Sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm rreth 7% e popullatës mbi 12 vjeçe e kanë marrë atë”.

-Advertisement-

“Një vit pas, Ministria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 përmes Komitetit për Imunizim, ekipit menaxhues dhe ekipeve vetëmohuese të vaksinimit në 30 komuna të Kosovës, për kontributin që kanë dhënë në shpëtimin e shumë jetëve të njerëzve tonë”.

“Gjithashtu, edhe donatorët që përmes mekanizmave të ndryshëm ndihmuan Kosovën për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe qëndrueshmërinë e suksesin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera