Lajme

MSH: 62 përqind e qytetarëve në Kosovë janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 09 January 2022

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një fotografie të postuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie ka kujtuar ditën kur në Kosovë kishte arritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19.

Duke treguar po ashtu edhe shifrat e të vaksinuarve që prej asaj kohe deri më tani. Sipas MSH tani mbi 70% e qytetarëve janë të vaksinuar me dozën e parë dhe 62% me doyën e dytë të vaksinës, duke e cilësuar Kosovën në vendet më të larta të rajonit për nga përqindja e vaksinimit.

“Kjo foto është e Marsit 2021, kur dozat e para të vaksinës COVID-19 arritën në Kosovë. Që nga ajo kohë, muajve në vijim, falë profesionistëve shëndetësorë, vullnetarëve dhe partnerëve ne kemi bërë shumë përparim. Më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa mbi 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar, dhe nivelet tona të vaksinimit janë ndër më të lartat në rajon”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

-Advertisement-

Duke iu bërë prapë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të vaksinohen, MSH ka falënderuar po ashtu të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë proces.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera