Sport

Mrekullia Ostapenko, letonezja triumfon në Roland Garros

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 11 June 2017

Jelena Ostapenko shkruan historinë duke fituar turneun e Roland Garros. Tenistja 20-vjeçare mundi në finalen e turneut parizien rumunen Simona Halep për t’u bërë e para letoneze që fiton një turne Grand Slam.

Ostapenko me paraqitjet e saj në këtë turne tregoi se tashmë ka lindur një yll i ri në tenisin femëror. Gjatë rrugëtimit të saj, Ostapenko  eliminoi emra të rëndësishëm të këtij sporti si Caroline Wozniacki, për t’u kurorëzuar në fund si mbretëresha e Roland Garros.

20-vjecares letoneze, që rezultoi një surprizë e bukur në Paris, iu deshën 1 orë e 59 minuta për të mposhtur Halep me rezultatin 2-1. Dhe të mendosh që  seti i parë i kësaj finaleje i shkoi pikërisht numrit 3 të renditjes WTA, Simona Halep qe e fitoi atë 6-4 me rumunen që luante finalen e dytë në karrierë në këtë eveniment.

-Advertisement-

Ostapenko e rriti agresivitetin e saj në setin e dytë të cilin arriti të bëjë të sajin me rezultatin 6-4 duke e cuar ndeshjen në set final. Në setin final, Halep mori kryesimin në 3-1, por Ostapenko reagoi dhe e ktheu shumë shpejt situatën në favor duke fituar 5 game radhazi për ta mbyllur këtë fraksion të lojës 6-3 dhe krejt ndeshjen duke vendosur edhe një rekord tjetër, pasi bëhet tenistja më e re që fiton trofeun e Roland Garros pas Iva Majolit në 1997.

Ditën e diel do të luhet edhe finalja e meshkujve në këtë turne ku përballë do të jenë Rafael Nadal e Stanislav Wawrinka. Tenisti spanjoll do të kërkojë titullin e tij të dhjetë në këtë turne dhe të 15 Grand Slam, ndërsa Stanisalv Wawrinka që do të luajë finalen e tij të 4 Grand Slam, do të synoje  fitoren e tij te katërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera