Lajme

Mrekulli pas 26 orësh, 2 fëmijë shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 07 February 2023

Tërmeti në zonën juglindore të Turqisë solli shkatërrim masiv, sidomos në qendër të Hatajit.

Ndërkohë që po vazhdonin kërkimet në ndërtesat e shkatërruara në të gjithë qytetin, dy fëmijë të vegjël janë shpëtuar nga rrënojat pas 26 orësh.

Ekipet teksa po punonin në qendër të qytetit dëgjuan zhurma që vinin nga një ndërtesë. Më pas ata intensifikuan punën e tyre në godinën e caktuar duke nxjerrë gjallë dy fëmijët.

-Advertisement-

Në atë momente ka pasur momente lumturie, ndërsa fëmijët janë dërguar në spital me ambulancë./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera