Lajme

MPPS-ja do të marrë mendimin e qytetarëve për punën e çerdheve me dy ndërrime

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 15 August 2017

Ndër temat tjera, në mbledhjen e 23-të të Qeverisë së RM-së është debatuar edhe për idenë për vendosjen e punës me dy ndërrime për çerdhet në Maqedoni. Qeveria ka obliguar Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale të informojë publikun për këtë propozim dhe të kërkojë mendim nga anët e prekura nga nevoja për punë me dy ndërrime në çerdhe.

Në mbledhje është diskutuar edhe për rrjedhën dhe progresin në realizimin e projektit për hapjen e Qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF-in, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Ministria për punë dhe politikë sociale ka për obligim që në çdo 6 muaj ta informojë Qeverinë për aktivitetet dhe progresin në: formimin e qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve, numrin e fëmijëve që do të pranohen në qendrat për zhvillim të hershëm dhe numrin e edukatorëve që do të punësohen në këto qendra, përcjell Telegrafi Maqedoni, dhe për atë në qoftë se komunat e zgjedhura për projektin në fjalë kanë mjete në buxhetin e tyre për shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave.

-Advertisement-

Në mbledhje poashtu janë diskutuar edhe projektet: ‘Hapja e kuzhinave popullore’ për periudhën janar-qershor, 2017 dhe u kërkua që MPPS të bëj vlerësime mujore të rezultateve të projektit në fjalë;projekti ‘Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizmit në Shkup’ etj./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera