MPMS prezanton punën dhe objektivat e saj
Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 27 December 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në një konferencë të fundvitit ka prezantuar punën e të arriturat e Ministrisë dhe objektivat për mandatin e tij qeverisës, shkruan Infokusi.com.
Ministri Reçica ka folur për ndërmjetësimit në punësim që ka kryer kjo Ministri.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndërmjetësuar 2248 persona prej tyre 1134 janë punësuar të rregullt ndërsa 1114 persona janë përfshirë në masat aktive të tregut të punës “ ka thënë Reçica.
Ai ka treguar shtete më të cilat Kosova ka arritur marrëveshje për sigurimet sociale.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale tani ka përfunduar procedurat për dy shtete të Bashkimit Evropian rreth marrëveshjeve për sigurimet sociale, bëhet fjalë për shtetin e Zvicrës dhe Belgjikës”, ka thënë ai.
Duke folur për objektivat Reçica ka përmendura luftimin e papunësisë, punësimit e të rinjve, avancimin e kushteve të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, avancimin profesional , orientimin në karrierë dhe obligimin kryer punësim e një anëtari të familjes nëpër familjet që nuk kanë asnjë të punësuar.
Reçica gjatë kësaj konference tha se fillimi për aplikim për procesin e kompensimit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë është çështje kohe kur komisioni qeveritar do të filloj punën pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat.
I pyetur rreth pagës minimale Reçica ka thënë se se shumë shpejtë do të ketë ngritje të pagës mesatare ndërsa nuk dha shifra vetëm se ajo do të jetë mbi 170 euro, shkruan Infokusi.com.
E për numrin e madh të vdekjeve të vendin e punës Reçica ka thënë se ka propozuar të krijohen ligje dhe kushte për punëdhënësin dhe punëmarrësin.
“Numri i madh i vdekje ne vendin e punës ka qenë shqetësimi im që nga marrja e mandatit. Nuk ka shumë financiare që do të kompensojë humbjen e një anëtari të familjes por në po punojmë në zvogëlimin e numrit të rasteve me fatalitet ne vendin e punës. Ne madje kemi propozuar që të krijohen ligje dhe kushte për punëdhënësit dhe punëmarrësit” ka shtuar Reçica.
Në fund të kësaj konference Reçica u pyet rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje pagash kur në Kosovë aktualisht ekzistojnë rreth 25 mijë familje me asistencë sociale.
“Unë mendoj që ka qenë një vendim që është analizuar dhe bazuar “ ka përfunduar Reçica./INFOKUSI
Të tjera
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...