Lajme

MPMS dhe Caritasi zviceran me marrëveshje për të riatdhesuarit

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 17 December 2018

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Caritasi Zviceran sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit SUREP.

Implementimi i këtij projekti pritet të zgjatë 3 vite, kurse kostoja financiare kap shifrën 1.4 milionë euro.

Projekti synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë, përmes këshillimit dhe mbështetjes socio-ekonomike, posaçërisht për grupet e cenueshme.

-Advertisement-

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica duke falënderuar mbështetësit e projektit tha se përmes këtij projekti do ofrohen mbështetje psiko-sociale për personat e riatdhesuar, si dhe grupet e cenueshme.

Reçica: Ky projekt mbështet personat e riatdhesuar, të grupeve të cenueshme

“Ka të bëjë me një projekt që bashkarisht me Caritasin do ta implementojmë në riintegrimin e personave të riatdhesuar, konkretisht grupeve të cenueshme personave të riatdhesuar që bëjnë pjesë nënat me fëmijët të vetme, personat me aftësi të kufizuara, persona të keqtrajtuar nga dhuna në familje, personat që janë të prekur nga trafikimi me qenie njerëzore, personat që janë të riatdhesuar nga zonat e konflikti. Ky projekt ka të bëjë me mbështetjen e këtyre kategorive, me një mbështetje socio-ekonomike, këshllim, dhe natyrisht ky projekt synon mbështetjen edhe të institucioneve përgjegjëse që kanë të bëjnë me trajtimin e personave të riintegruar, apo personave të riatdhesuar dhe të rintegruar”, ka thënë Reçica.

Kurse, drejtoresha e Caritasit Zviceran, Vera Hagg Arbenz u shpreh se projekti në fjalë ka të bëjë me sigurinë e personave të riatdhesuar, i cili do i përfshij rreth 1 mijë persona.

Sipas saj ky projekt përbëhen nga tri pjesë kryesore që ndihmojnë në integrimin e kësaj kategorie në shoqërinë kosovare, dhe se së shpejti do i përzgjedhin 5 komunat ku do të implementohet ky projekt.

Përveç kësaj, Arbenz u shpreh se projekti është në linjë direkte me Qeverinë e Kosovës.

Arbenz: Projekti ka tri komponentë kryesor

“Projekti ka tri komponenta kryesore, e para ka të bëjë me riintegrimin ekonomik, dhe e dyta ka të bëjë me ofrimin e përkrahjes psiko-sociale dhe këshllim ,dhe e treta ka të bëjë me sigurimin e kthimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar. Ne jemi të kënaqur që në këtë fazë tashmë kemi partnerët implementues të këtij projekti që e para është Agjencioni për Punësim, dhe partneri i dytë është Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Personave të Torturuar dhe Viktimave (KRCT). Projekti prej personat që janë të cenueshëm sensitiv “, ka shtuar ajo.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet u shpreh se është i kënaqur që punën e tij si ambasador po e kryen në një shtet që përkrah personat të cilët kanë nevojë për adresimin e problemeve të tyre.

Lebet: Shteti i Kosovës përkrah personat që kanë nevojë

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam ambasador në shtetin që ka shumë angazhim të shoqërisë civile që përkrah personat të cilët kanë nevojë në adresimin e nevojave të ndryshme”, ka deklaruar Lebet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera