Lajme

MPJD-ja nesër mban mbledhje komemorative në nderim të jetës së Arben Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 19 March 2024

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se nesër, më 20 mars nga ora 11:45 do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të zyrtarit të kësaj ministrie, Arben Rugova, i cili vdiq sot.

MPJD-ja bëri të ditur se mbledhja komemorative do të mbahet nën patronatin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Arben Rugova do të mbahet mbledhje komemorative. Vendi: Amfiteatri, Objekti ish-Rilindja, Data: 20 mars 2024, Koha: 11:45”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

-Advertisement-

Rugova vdiq më 18 mars në moshën 52-vjeç, ndërsa varrimi do të bëhet më 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes, Hakaj, komuna Plavë e Malit të Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera