MPJD-ja me memorandum ia kërkon KQZ-së kompetencat për organizimin e zgjedhjeve në diasporë (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 12 November 2024
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës nuk po i ndal përpjekjet për t`u përzier në organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Pas deklarimeve publike, dikasteri i drejtuar nga Donika Gërvalla tani edhe zyrtarisht ka kërkuar t`i marrë në dorë kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit, të cilin e ka siguruar gazeta “Nacionale”, MPJD-ja i ka kërkuar kompetenca KQZ-së për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve jashtë Kosovës. Burimet e gazetës brenda MPJD-së kanë bërë me dije se drafti i memorandumit të bashkëpunimit është përgatitur nga kjo ministri dhe KQZ-ja nuk është konsultuar fare.
“Memorandumi është shkruar nga zyrtarë të MPJD-së dhe KQZ-ja nuk ka qenë e kyçur në përgatitjen e tij” – ka thënë një burim për Nacionale.
I njëjti burim ka thënë se këtë dokument MPJD-ja tashmë e ka dërguar në KQZ.
Përmbajtja e këtij memorandumi e paraqet hapur tendencën e Qeverisë Kurti për të ndërhyrë në procesin e organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve në një segment kryesor të saj, siç është votimi jashtë Kosovës.
Kjo ndërhyrje është vazhdimësi e tendencave për të cilat ka raportuar “Nacionale”.
Përmbajtja e memorandumit të shkruar nga MPJD-ja
Në hyrje te Memorandumit të Bashkëpunimit, MPJD-ja i tregon qëllimet që dëshiron t`i arrijë.
Në nenin 1, ministria e Gërvallës kërkon që të këtë bashkëpunim me KQZ-në për administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve në diasporë.
“Ky memorandum i bashkëpunimit synon: të sigurojë një strukturë të qartë bashkëpunimi ndërmjet palëve në organizimin dhe administrimin e të gjitha formave të votimit të shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2025 në përfaqësitë diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Kosovës” – thuhet në pikën e parë.
Në nenin 2 të memorandumit të shkruar nga MPJD-ja, ky institucion qeveritar i ka caktuar vetes detyra me të cilat nuk ngarkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Pika më shqetësuese e këtij neni është ajo 1.3, ku MPJD-ja ia cakton vetes kompetencat që nuk i takojnë.
“Të sigurojë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor” – thuhet në këtë pikë.
Kjo “detyrë” nuk i është dhënë askund MPJD-së në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Pasi në nenin 2 MPJD-ja i ka caktuar vetes detyra jashtë ligjit, kjo ministri është kujdesur që në pjesën e dytë të tij ta reduktojë rolin e KQZ-së në rol krejtësisht logjistik.
Sipas dokumentit, roli i KQZ-së mbetet në mbulimin e shpenzimeve dhe për çështje teknike.
Askund në këtë dokument nuk thuhet se KQZ-ja është institucioni që e organizon procesin zgjedhor jashtë vendit.
Pse memorandumi është antikushtetues?
Qëllimi i MPJD-së që të përfshihet në “organizimin” dhe “administrimin” e të gjitha formave të votimit të shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas nenit 139 të Kushtetutës, vetëm “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe shpall rezultatet e tyre”.
Po ashtu, askund në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kërkohet që MPJD-ja të “sigurojë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e procesit zgjedhor”.
Në paragrafin 8 të nenit 96 është treguar se cila është detyra e MPJD-së. Sipas ligjit, “jo më vonë se pesë (5) ditë nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ kërkon nga MPJ, listën e të gjitha përfaqësive diplomatike, bashkë me detajet e nevojshme mbi hapësirën e objekteve. Ministria e Punëve të Jashtme obligohet që t’i ofrojë KQZ-së të gjitha informacionet e kërkuara brenda tre (3) ditë, nga dita e pranimit të kërkesës. MPJ përshtat hapësirat e objekteve të përfaqësive diplomatike në vendvotime sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ”.
Ndërhyrjet e vazhdueshme të Qeverisë Kurti në procesin zgjedhor
Prej disa javësh, gazeta “Nacionale” ka raportuar vazhdimisht për tentimin e Qeverisë Kurti për të ndërhyrë në organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Qeveria i ka udhëzuar ambasadorët që të veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka kërkuar nga ambasadorët dhe drejtuesit e misioneve konsullore që të sigurojnë hapësira të reja për votimin e diasporës për zgjedhjet nacionale.
Në kërkesën e MPJD-së për ambasadat, të cilën e ka siguruar gazeta “Nacionale”, kjo ministri kërkon që shefat e misioneve diplomatike të angazhohen për të siguruar palestra sportive e salla në vendet ku janë akredituar për realizimin e procesit të votimit.
Përpjekjet e MPJD-së po bëhen në kohën kur KQZ-ja e ka mbyllur këtë proces dhe vendimi i këtij institucioni e ka marrë vulën e dy institucioneve të tjera – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme.
Më 29 gusht, KQZ-ja i kishte publikuar listat e Qendrave të Votimit për çdo Përfaqësi Diplomatike dhe numrin maksimal të votuesve në secilën prej tyre.
Të tjera
-
Industria prodhuese përshpejton transformimin inteligjent
Sektori i prodhimit në Kinë po përjeton një transformim të shpejtë drejt prod...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...