Lajme

“MPJD-ja fshiu aktivitetet e ministrave paraprakë”, sqarohet ministria e Gërvallës

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 20 Shtator 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se pas pretendimeve se kjo ministri ka fshirë historikun, fotografitë dhe aktivitetet e ministrave paraprakë, kjo u bë për shkak të ridizajnimit të faqes.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, MPJD-ja tha se faqja zyrtare është në proces të përditësimit të informacioneve.

“Lidhur me këtë, në uebfaqe është i shkruar njoftimi ku thuhet (pjesa e fundit me ngjyrë të verdhë): ‘Uebfaqja e re është duke u pasuruar me përmbajtje dhe veçori të reja, përmbajtja e vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net’”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy