MPJD i vendos kushte Porfirijes për vizitën në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 26 December 2022
Kreut të Kishës Ortodokse serbe, patriarkut Porfirije i është kërkuar që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po i ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në atë pjesë.
Kështu thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, që treguan se Porfirije ka bërë kërkesë më 23 dhjetor që të qëndrojë në Kosovë për tri ditë (26-28 dhjetor).
“Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe [KOS] dhe mediat serbe, por është ndërlidhur me deklaratën paraprake të distancimit nga veprimet dhe aktet e lartpërmendura”, thuhet në njoftim.
Sipas MPJD-së deri te ky vendim institucionet kanë ardhur pasi, siç thanë, prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas, afër Beogradit, së fundi kishte pranuar se “ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar kufirin me Republikën e Kosovës ilegalisht, dhe duke përdorur rrugët anësore – sipas tij – për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it i kishte vizituar protestuesit në barrikadat ne Leposaviq”.
Kisha Ortodokse Serbe tha më 25 dhjetor se Porfirije u “trondit” kur mori lajmin se autoritetet në Kosovës i kishin “ndaluar” vizitën e planifikuar në Kosovë.
Sipas njoftimit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, fillimisht kishte kontaktuar përfaqësuesit e misioneve diplomatike të vendeve të QUINT-it, për t’ua sqaruar se “deklarata e KOS-it është e pavërtetë, pasi kërkesa si e tillë nuk është refuzuar, por është ndërlidhur me deklarimin nga KOS-i që distancohet dhe nuk qëndron prapa veprimeve të përfaqësuesve të saj”.
Patriarku Porfirije kishte planifikuar të vizitonte Patrikanën e Pejës dhe disa objekte të tjera ortodokse në Kosovë.
Ndryshe, që nga 10 dhjetori në rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – janë bllokuar nga barrikadat e vendosura nga disa serbë lokalë.
Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës. Autoritetet në Prishtinë argumentojnë se ish-polici Dejan Pantiq, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba./rel
Të tjera
-
Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti
Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin...
-
Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokali...
-
Baton Haxhiu kritikon Memli Krasniqin: Doli dhe arsyetoi pafuqinë e vet
Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Kras...
-
Gërvalla takon senatori Boehm, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve...
-
Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikish...
-
E rrallë në Turqi – Macja bën operacion plastik në hundë
Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje ...
-
‘Bufi’ ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat – me rikthy komunikimin me letra
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me...
-
Selmanaj: Sveçla e Liburni kanë qenë aktivistë të PDK-së
Driton Selmanaj i LDK-së ka dhënë deklarata të forta në paraqitjen e radhës t...
-
KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë ...
-
MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë krye...
-
Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje
Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titu...