MPJ: Zbatimi i parimit të ‘Një Kine’ është universal dhe i pakushtëzuar
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 08 August 2022
Lidhur me një shpjegim shtesë të vendosur pas frazës “parimi i ‘Një Kine’” në deklaratën e përbashkët ShBA-Australi-Japoni, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin vuri në dukje në një konferencë të rregullt shtypi se vendosja nga disa vende e shtojcave para ose prapa frazës “parimi i ‘Një Kine” bëhet për ta zbrazur nga kuptimi këtë parim dhe është e paligjshme. Pala kineze e kundërshton këtë veprim.
Wang Wenbin-i tha se parimi i “Një Kine” është konsensusi i përgjithshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë bazë e njohur botërisht e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ky parim është edhe një pjesë integrale e rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore dhe është konfirmuar nga Rezoluta nr. 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke qenë gjithashtu baza politike për vendosjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera.
“Kuptimi i parimit të ‘Një Kine’ është i qartë, domethënë, në botë ekziston vetëm një Kinë, Tajvani është një pjesë e Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson mbarë Kinën. Zbatimi i parimit të ‘Një Kine’ është universal dhe i pakushtëzuar. Të gjitha vendet që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe të gjitha vendet anëtare të OKB-së duhet të respektojnë pa kushte parimin e ‘Një Kine’ dhe Rezolutën 2758 të OKB-së. Disa vende bëjnë në fakt një interpretim të shtrembëruar të parimit të ‘Një Kine’ dhe po sfidojnë parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, si edhe rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore,” theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze.
Wang Wenbin i këshilloi disa vende që të lexojnë me kujdes historinë, të zbatojnë premtimet solemne që kanë bërë dhe të kenë një kuptim të thellë të rrezikut të shkeljes së besimit. Çdo përpjekje për të sfiduar parimin e “Një Kine”, sundimin ndërkombëtar të ligjit dhe rendin ndërkombëtar do të hasë në mënyrë të pashmangshme kundërshtimin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk do të ketë sukses, shtoi ai.
Të tjera
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...