Lajme

MPJ publikon emrat e shqiptarëve të persekutuar në Jugosllavi

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 24 January 2020

Zëdhënësi në Minstrin e Punëve të Jashtme, Jelir Zyberaj po vazhdon të publikoj dokumente të cilat tregojnë masakrat ndaj shqiptarëve.

Së fundi Zyberaj ka publikuar emrat e shqiptarëve të persekutuar nga Jugosllavia e Versajës të themeluar në vitin 1918 dhe Jugosllavia pas AVNOJ e themeluar në vitin 1944,shkruan Gazeta inFokus.

Midis këtyre emrave mund të lexojmë emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.

-Advertisement-

“Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit që duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime.Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia, por dëmi human nuk paguhët, por kujtohet”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera