Lajme

MPJ i jep leje, Gjuriq sot vjen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 26 January 2018

Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Po, do të vije në Kosovë, me leje të shtetit është”, ka thënë Zyberaj.

-Advertisement-

Në orën 13:00 ai do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdoi vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte për vizitë në Kosovë gjatë vikendit të kaluar, ku zhvilloi takime me serbët që jetojnë këtu.

Ai vizitoi Kosovën pas vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia [SDP]”, Oliver Ivanoviq me 16 janar në veri të Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera