Lajme

MPJ-ja kërkon nga autoritet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrạrë sot

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 19 July 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serve konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të MPJ-së në Facebook.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndryshe, mediat në Serbi kanë raportuar para pak orësh se forcat e policisë atje kanë vrarë Faton Hajrizin, të dyshuarin për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri të enjten në Loznicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera