Lajme

MPJ ia sqaron LDK-së: Emërimi i ambasadorëve nuk lidhet më dorëheqjen e kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 21 August 2019

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka sqaruar emërimin e ambasadorëve të Republikës së Kosovës. Në reagimin për media thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, Ministri i Punëve të Jashtme propozon emërimin e Ambasadorëve.

Propozimi i Ambasadorëve në këtë rast është bërë para dorëheqjes së Kryeministrit, kurse emërimi i tyre nga Presidenti po ashtu është bërë në përputhje me Kushtetutën, Ligjin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ligjin e Shërbimit të Jashtëm të Kosovës.

Emërimi i Ambasadorëve është një proces, jo një akt i vetëm. Presidenti, mandati i të cilit nuk lidhet me dorëheqjën e Kryeministrit apo qeverisë, e ka bërë emërimin bazuar në propozimet e ligjshme të bëra nga Ministri i Punëve të Jashtme. Duhet theksuar se të gjithë Ambasadorët e propozuar dhe të emëruar kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në ligj dhe janë anëtarë të shërbimit të jashtëm, që kanë kontribuar në Ministri për vite. Ministria tanimë ka zbatuar me sukses kërkesën e ligjit për të pasur më shumë se 50% Ambasadorë të karrierës, si dhe ka krijuar një gjeneratë të re të Ambasadorëve profesionistë që kanë përvojë dhe arsimim për të përfaqësuar interesat e Kosovës jashtë vendit. Me emërimin e Ambasadorëve nga radhët e karrierës, ashtu siç është bërë propozimi nga Ministria e Punëve të Jashtme, numri i anëtarëve të shërbimit të jashtëm të emëruar Ambasador nga radhët e karrierës diplomatike do të jetë 60% më çka është de-politizuar shërbimi i jashtëm”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas njoftimit Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të sqarojë se emërimi i Ambasadorëve është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Çdo spekulim tjetër për këtë proces dëmton vetëm interesat e Kosovës jashtë vendit dhe punën e këtyre Ambasadorëve në misionet ku janë emëruar. Emërimi i Ambasadorëve respektiv është në respekt të plotë të meritokracisë, brenda shërbimit të jashtëm të Kosovës. Tani Ministria ka filluar procesin e akreditimit të këtyre Ambasadorëve në vendet përkatëse pritëse. Për më tepër Ministria dëshiron të shprehë gatishmërinë, në frymën e transparencës dhe sqarimit të spekulimeve të bëra deri më tani për të treguar të gjithë të interesuarve dokumentacionin se propozimi i Ambasadorëve është bërë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën, para dorëheqjes së Kryeministrit dhe gjendjes së krijuar në qeveri”, thekson MPJ.

Ky reagim nga MPJ vie pas reagimeve të shumta për lajmet lidhur me emërimin për të propozuarin për Ambasador në Shqipëri, Nait Hasanin.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin për emërimet e kundërligjshme të ambasadorëve, që së fundi i ka bërë Qeveria e dorëhequr.

Në reagimin e LDK-së thuhet se me këto veprime, Ministri i dorëhequr i Punëve të Jashtme, bashkë me Kryeministrin e dorëhequr Haradinaj dhe Presidentin Thaçi kanë degraduar edhe me tej shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, përkundër rastit në shqyrtim për kompetencat e Qeverisë së dorëhequr nga Gjykata Kushtetuese

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera