Lajme

MPJ e Kroacisë pas takimit në Torino: Dyert e KE-së duhet të jenë të hapura për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 20 May 2022

Pas takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të Italisë, përveç Shqipërisë, përmes një postimi anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion i ka dhënë mbështetje edhe Kroacia.

Ministria e Punëve të Jashtme shkruar se Këshilli i Europës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të, e këtu radhiti Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera