Lajme

MPJ e Gjermanisë paralajmëron qytetarët e saj mos ta vizitojnë veriun e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 28 January 2018

Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është e qëndrueshme dhe qytetarët nuk kanë arsye të kenë frikë.
Kështu të paktën ka thënë shefi operativ i Policisë së Kosovës për Veriun, Zeljko Bojiq.

Ai ka thënë për “Radio Kontakt Plus” se gjendja e sigurisë në komunat e Mitrovicës së Veriut është e qetë

Bojiq ka rikujtuar se ditëve të fundit nëpër këto zona nuk është shënuar asnjë incident serioz.

-Advertisement-

Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjatë ditës së djeshme paralajmëroi qytetarët e saj se duhet të shmangin lëvizjet në veri, pasi situata është e tensionuar.

“Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar”, thuhej në një deklaratë të kësaj ministrie.

E duke aluduar në këto deklarimi, ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin kërcënoi duke thënë se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës.

Madje ai theksoi se shërbimet serbe i kanë vërtetuar pretendimet e shtetit gjerman.

Ndaj Vulinit, reagoi Enver Hoxhaj i cili tha se deklaratat e tij janë kërcënim për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera