Lajme

MPJ e Gjermanisë dënon ashpër sụlmin terrọrist në Zubin Potok: Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 30 November 2024

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë  e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në Zubin Potok, sulm ky i cili rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.

Përmes një shkrimi në X, MPJ të Gjermanisë është solidarizuar me Kosovën, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Gjermania bashkohet me Bashkimin Evropian në dënimin më të ashpër të sulmit terrorist të djeshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre.

-Advertisement-

Sulmi i djeshëm në Zubin Potok u kritikua ashpër edhe nga ShBA’të e BE’ja.

Theksojmë se pas këtij sulmi, Policia e Kosovës sot në një aksion policor në veri ka arrestuar 8 persona, ndërsa u bë e ditur se organet e drejtësisë po merren me secilin nga të arrestuarit për implikimet në këtë akt kriminal dhe në aktet e tjera të ngjashme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera