MPJ: Bashkëpunimi ekonomik dhe teknologjik kino-amerikan është me përfitime për të dy palët
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 10 August 2022
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi zyrtarisht “Projektligjin e mikroçipave dhe shkencës”.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Wang Wenbin vuri në dukje në përgjigje të një pyetjeje në një konferencë të rregullt shtypi të mërkurën se Kina këmbëngul në vendosjen e zhvillimit të vendit dhe kombit në bazë të forcës së vet, dhe asnjë kufizim s’mund t’i pengojë zhvillimin teknologjik dhe përparimin industrial të saj.
Sipas Wang Wenbin-it, projektligji i ShBA-së pretendon të “rrisë konkurrencën e teknologjisë amerikane dhe industrisë së mikroçipave”, por ofron subvencione të mëdha për industrinë amerikane të mikroçipave dhe zbaton politika të diferencuara të mbështetjes industriale, duke përfshirë disa dispozita që kufizojnë investimet e veprimtarinë tregtare normale të kompanive përkatëse në Kinë dhe bashkëpunimin normal teknologjik ndërmjet Kinës e ShBA-së. Këto dispozita do të shtrembërojnë zinxhirin global të furnizimit të gjysmëpërçuesve dhe do të prishin funksionimin normal të tregtisë ndërkombëtare. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë.
“Të ashtuquajturat ‘masa mbrojtëse’ të projekligjit kanë ngjyrime të forta gjeopolitike dhe janë shembull tjetër i detyrimit ekonomik të ShBA-së. Mënyra e zhvillimit të ShBA-së është çështje e vetë ShBA-së, por duhet të jetë në përputhje me rregullat përkatëse të Organizatës Botërore Tregtare e me parimin e hapjes, transparencës e mosdiskriminimit, dhe duhet të jetë në favor të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit të zinxhirit global industrial e zinxhirit të furnizimit.
Ajo nuk duhet të krijojë pengesa për shkëmbimet dhe bashkëpunimin normal ekonomik, tregtar dhe shkencor e teknologjik ndërmjet Kinës e ShBA-së dhe nuk duhet të dëmtojë të drejtat e zhvillimit të Kinës. Bashkëpunimi ekonomik dhe teknologjik kino-amerikan është me përfitime për të dy palët dhe në interes të përparimit të përbashkët të njerëzimit,” vuri në dukje zëdhënësi.
Të tjera
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...