Lajme

MPB: Serbia po e ndalon lëvizjen e qytetarëve me patentë shoferë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 17 August 2018

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj ndalimit të lëvizjes së lirë të cilën Serbia po ia bënë qytetarëve të cilët tentojnë të kalojnë nëpër territorin e Serbisë me patentë shoferë nga Kosova.

MPB përmes një njoftimi për media thotë se është duke shqyrtuar me seriozitet rastet e qytetarëve të cilëve kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.Me këtë rast, sipas MPB-së, atyre u është kufizuar liria e lëvizjes. “Me marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2011, në kuadër të lirisë së lëvizjes, u mundësohet qytetarëve të udhëtojnë lirshëm me patentë-shoferët e shtetit përkatës.
Pika e pestë e kësaj marrëveshjeje thotë: “Secila palë do të marrë të gjitha masat që t’ua mundësojë qytetarëve të palës tjetër të udhëtojnë lirshëm brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetrës me patentë-shoferin e lëshuar nga autoritetet e veta”, thuhet në reagimin e ministrisë së brendshme.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e RKS që lëvizin me veturë nëpër territorin e Serbisë, e të cilët kanë hasur në situatat e tilla, të lajmërohen në policinë kufitare ose në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Gjithashtu, qytetarët mund të kontaktojnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme përmes këtyre kontakteve: [email protected]; 038 200 19 545 apo 045 149 111”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera