Lajme

MPB reagon: I arrestuari në Maqedoninë Veriore nuk ka pasaportë kosovare

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 20 January 2021

Të hënën, në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar Sedat Peker , i cili dyshohet se ka kryer vepra të shumta në Turqi.

Po ashtu, mediat atje raportuan se ai ishte i pajisur me pasaportë kosovare dhe se ishte depërtuar në Kosovë pas arrestimit të tij.

Mirëpo, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ai nuk është shtetas i Republikës së Kosovës dhe se ka vetëm leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren.

-Advertisement-

“Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se pas raportimeve në disa media, rreth arrestimit të qytetarit turk, Sedat Peker nga autoritet e Maqedonisë Veriore dhe depërtimit të tij në Republikën e Kosovës, se shtetasi turk nuk është shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021.

Mund të ju informojmë se z. Peker, ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të ligjshme me datë 18/01/2021 dhe ka dalë nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Shqipërisë me datë 20/01/2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera