Lajme

MPB planifikon edhe 2.7 milionë euro për targa të automjeteve

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 23 Shkurt 2018

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatitet të blej targa të reja për automjete. Në qershor të këtij viti, ky institucion do të shpenzoi 2.7 milionë euro për furnizim me targa për regjistrimin e automjetee, shkruan Infokusi.com

Sipas njoftimit paraprak për tender, të publikuar me 23 shkurt, MPB duket se parasheh të shmangë situatën e vitit 2016 kur për shkak të dallavereve me tenbder qytetarët kishin mbetur pa targa të automjeteve.

Në atë kohë Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pajisen me targa provuese (të përkohshme) deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile./INFOKUSI/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy