Lajme

MPB mohon se ministri Mustafa u rrah me këshilltarin e tij në zyre

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 28 February 2019

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas raportimit të një televizioni se ministri, Ekrem Mustafa ishte përfshirë në një incident në zyrën e tij, shkruan inFokus.

MPB e quan lajm të rremë dhe tendencioz.

“Për informim objektiv të publikut, ministri vijon të ketë bashkëpunim të fuqishëm me ekipin dhe gjithë stafin e ministrisë dhe agjencive të MPB-së, për çka u është falënderues dhe mirënjohës për punën e mirë të cilën e bëjnë në baza ditore”, thuhet ndër të tjera në sqarim.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Reagim lidhur me kronikën televizive të Televizionit “Kohavision” me titull: “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është “i ashpër” të datës 28 shkurt 2019.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe profesional, njofton opinionin publik se lajmi i prezantuar në kronikën televizive të Televizionit “Kohavision” me titull: “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është “i ashpër”, është i pavërtetë dhe tendencioz, qëllimkeq dhe si i tillë tenton të dëmtojë integritetin dhe autoritetin e Ministrit të MPB-së z.Ekrem Mustafa.

Intervista e cila është realizuar dhe deklarimi i ministrit z.Mustafa, është tentuar të nxirret nga konteksti duke synuar kështu që ministri dhe stafi i MPB-së të portretizohen në një kontekst negativ.

Titulli i kronikës “Ministri Mustafa përfshihet në një incident në zyrën e tij, e pranon se është “i ashpër” – dhe i gjithë narracioni i ndërtuar në kronikë tregon qartazi tendencën e kronikës dhe për më keq tenton të krijoj përshtypjen që autoriteti i Ministrit sfidohet nga një zyrtar i cili emërohet dhe lirohet nga detyra nga vet ministri.

Për informim objektiv të publikut, ministri vijon të ketë bashkëpunim të fuqishëm me ekipin dhe gjithë stafin e ministrisë dhe agjencive të MPB-së, për çka u është falenderues dhe mirënjohës për punën e mirë të cilën e bëjnë në baza ditore.

Të qenit autoritet publik dhe përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, na detyron ligjërisht dhe moralisht të ndjekim afër raportimet e mediave si bashkëpunëtor kryesorë në përmbyshjen e detyrave. Çfarëdo raportimi i tillë i pavërtetë dhe tendencioz si ky i apostrofuar në këtë reagim, nuk e zbehë, por përkundrazi e betonon fuqishëm vlerësimin dhe konsideratën e lartë për gazetarinë profesionale, të lirë dhe të pavarur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera