Lajme

MPB konfirmon incidentin e përgjakshëm në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 25 November 2017

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon incidentin e përgjakshëm në Çair. Zyrtarët e MPB-së kanë konfirmuar për Televizionin SHENJA incidentin që ndodhi në Çair rreth orës 22:30, ku mbeti i vrarë një person.

Mirëpo, nga MPB thonë se ekipet e tyre akoma janë duke kryer hetimet në vendin e ngjarjes, andaj akoma nuk mund të zbardhin asnjë detaj.

Mësohet se personi i cili mbeti i vrarë, është Ismet Koka, ndërsa përpos tij, edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera