Lajme

MPB-ja me ushtrues detyre që nga viti 2011

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 30 Qershor 2018

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të mbajë jashtëligjshëm 46 pozita me ushtrues detyre. Edhe pse në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës precizohet se për plotësimin e pozitës së lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj, kjo ministri mban pozita të tilla që nga viti 2011, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm në Ministri janë 10 pozita që mbahen me ushtrues detyre, prej të cilave një pozitë nga viti 2014, katër pozita nga viti 2015 dhe dy nga viti 2016.

Në Agjencinë e Regjistrimit civil, e cila është në kuadër të kësaj ministrie ka 11 pozita me ushtrues detyre, dy prej të cilave nga viti 2011, dy nga viti 2015 dhe një nga viti 2016. Edhe Policia e Kosovës mban 15 pozita me ushtrues detyre, një nga viti 2014.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy