MPB-ja takon mërgimtarët në aeroport, iu kërkon të “festojnë me zemër, jo me armë”
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 19 July 2023
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kanë mbajtur këtë të mërkurë aktivitetin e promovimit të fushatës “Festo me zemër, jo me Armë”, me mërgimtarët që vinin përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Me këtë rast, Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, së bashku me një ekip nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së, kanë bashkëbiseduar dhe shpërndarë mesazhet kryesore të fushatës për parandalimin e gjuajtjeve festive me mërgimtarët.
Zëvendësministri Gashani ka kërkuar nga mërgimtarët që këtë mesazh për parandalimin e të shtënave festive ta ndajnë dhe me familjarët e tyre në Kosovës, sidomos në ambiente festive ku marrin pjesë për t’i njoftuar qytetarët mbi pasojat që vijnë nga të shtënat gjatë gëzimeve familjare.
“Është e rëndësishme që në ahengjet tuaj të festoni pa të shtëna me armë. E shtëna me armë nuk është traditë, i përket të kaluarës, andaj ju ftojmë që të bashkëpunoni me Policinë e Kosovës, në raste kur jeni ne ambiente ku ka prani, apo të shtëna me armë. Me të gjithë akterët institucional dhe të sigurisë po punojmë ngushtë që të parandalojmë të shtënat festive dhe të rrisim nivelin e sigurisë në vend”, ka deklaruar ndër të tjera zëvendësministri Gashani, njofton MPB-ja.
Ndërsa, mërgimtarët që vinin në Kosovë e mirëpriten nismën e MPB-së për këtë fushatë dhe premtuan që të njëjtat mesazhe t’i ndajnë edhe me familjarët dhe të afërmit e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme, me 30 qershor filloi zyrtarisht fushatën ‘Festo me zemër, jo me armë’ me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet të sigurisë, institucione fetare dhe asamble Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë. Aktivitete të tjera do të përcjellin fushatën gjatë ditëve dhe muajve në vijim, për të ngritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të rritur numrin e raportimeve për të shtënat festive.
Të tjera
-
Krasniqi nga Vushtrria: Forca e grave, fuqia e ndryshimit
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Rizvanolli gënjeu në Prokurori – tha se s’e dinte që kompania zvicerane kundërligjshëm fitoi tender, përgënjeshtrohet nga mesazhet në Whats App
Para rreth dy muajsh, ministrja Artane Rizvanolli ishte ftuar dhe paraqitur n...
-
Grenell shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkanin Perëndimor, thotë se shkuan për OJQ të krahut të majtë
Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, duk...
-
Partitë Popullore Europiane mbështesin Abdixhikun: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën
Kryetari i Partive Popullore Europiane (EPP), Manfred Weber me një video mesa...
-
Vrạsje në tentativë në Pejë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për ...
-
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezu...
-
Handikosi me letër-zotim për kandidatët për kryeministër, ja kërkesat
Organizata Handikos ka dërguar një letër-zotimi tek kandidatët për kryeminist...
-
“Nëse edhe ti beson se ata që na shërbejnë meritojnë më shumë, voto numrin 27”- Besa Kabashi, me mesazh të jashtëzakonshëm për qytetarët
Ekspertja e sigurisë dhe njëherit edhe kandidate për deputete e Partisë Demok...
-
Sụlm fizik në Pejë, i dyshuari arrestohet pas tentativës për t’u arratisur
Të martën rreth orës 21:10 një person në Pejë ka njoftuar policinë se pas një...
-
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv ka thënë se është ratifikuar mar...
-
eKosova lëshon dy shërbime të reja, ka të bëjë me llogaritë bankare
eKosova nga sot do të ketë edhe dy sherbime të reja online. Në bashkëpunim me...
-
Në Veri arrijnë 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë
Në rajonin Veri arritën 117 policë të rinj. Bëhet fjalë për gjeneratën e re t...