MPB-ja bën bilancin e dëmeve nga sulmet në veri

Autori: Gazeta inFokus
20:22 | 02 June 2023
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten bilancin e deritashëm të sulmeve gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit, të organizuara në veri të Kosovës.
Sipas ministrisë, deri tani janë regjistruar 21 sulme ndaj mediave dhe gazetarëve, gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar e 30 ushtarë të KFOR-it po ashtu, tre prej të cilëve nga arma e zjarrit.
Po ashtu, në njoftim thuhet se dy qytetarë janë rrahur brutalisht, janë djegur tërësisht dy vetura të Policisë së Kosovës si dhe janë dëmtuar shtatë të tjera të po këtij institucioni.
“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat”, thuhet në njoftimin për media.
“Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet mes tjerash.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Muharremi ironizon LVV-në për njoftimin e subvencionimeve: Paska ba pare LVV pasi që po shpërndanë subvencione
Njohësi i çështjeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuat partinë në pus...
-
Rruga “Tahir Zajmi” në Prishtinë bëhet me ndriçim publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rruga “T...
-
Të shtunën fillon stina e vjeshtës, IHMK tregon çfarë moti do të mbajë në fundjavë
Të shtunën fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min, por kjo ditë sipas Inst...
-
Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nxit krerët shtetërorë në Kosovë q...
-
Kurti takohet me kandidatët shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane për zgjedhje
Pas takimit dypalësh me Presidentin e Zvicrës, Alain Berset, kryeministri i K...
-
Shefi i EULEX-it për shpërthimin në veri: Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas shpërthim...
-
Shkoi në gjendje të dehur në stacion policor në Prishtinë, gruaja “rrahu” tre policë
Një grua që shkoi në polici për t’u ankuar për një ngjarje që i ndodh...
-
Babai i Doarsa Kicës i del krah Albin Kurtit: Albini është enciklopedi e gjallë dhe jemi me fat që e kemi kryeministër
Remzi Kica, babai i deputetes nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Do...
-
Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë
Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, në një intervistë në EURO n’T7 me Menduh...
-
LAJMI I FUNDIT/ Aksident mes dy veturave në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen ‘Dardania’ në...
-
Selmanaj ‘godet’ Kurtin: Shkurtpamës që historikisht ka qenë në anën e gabuar, kundër aleatëve
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se aktualisht Kosova ndodhet në u...
-
Zelensky falënderon Kanadanë për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Kanadanë për mbështetjen ...