Lajme

MPB e Maqedonisë së Veriut për incidentin e Osmanit: Sigurimi i kryeparlamentarit kërcënoi punëtorët e aeroportit

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 01 August 2024

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kaloi kontrollin kufitar.

Asaj i është kërkuar që telefoni të kalonte nëpërmjet skanerit teksa një person nga sigurimi i saj është konfrontuar me sigurimin e aeroportit.

MPB-ja e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se kryetari i parlamentit, Afrim Gashi ka dërguar sigurimin e tij në aeroport.

-Advertisement-

“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri”, ka njoftuar MPB-ja e Maqedonisë së Veriut.

“Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, njoftuan nga MPB. /tvklan.mk/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera