Lajme

MPB e Maqedonisë së Veriut deklarohet për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 18 July 2024

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut është deklaruar rreth arrestimit të Blerim Ramadanit nga Ferizaj.

Më datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, në hyrje të Maqedonisë së Veriut , zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Blerim Ramadani (47) nga Kosova, për arsye se gjatë kontrollit të dokumentit të udhëtimit ka evidentuar në masën “Arresto” në bazë të kërkesës së Interpolit të Serbisë.

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

-Advertisement-

Për lirimin e veteranit të UÇK-së Blerim Ramadani ,është angazhuar edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Florijan Qehaja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera