Rozë

Mozzikut ia vjedhin këngën, ‘Madonna’ vjen edhe në turqisht

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 20 October 2020

Mozzik është njëri ndër reperët më të suksesshem shqiptar. Këtë e kanë bërë të ditur të gjitha këngët e tij të cilat kanë qenë hite, shkruan Gazeta Express.

Siç duket këngët e Mozzik nuk po pëlqehen vetëm nga kosovarët, por edhe nga këngëtarë të huaj. Dëshmi për këtë është kënga Madona, e cila është e shoqëruar me miliona klikime në youtube, e që ka disa muaj që është publikuar.

-Advertisement-

Kënga Madona është vjedhur nga një reper i njohur në Turqi Enes Batur, kënga e tij titullohet “Biliyom” që do të thotë e di.

Siç duket kënga Madona ka filluar të jetë shembull edhe për këngëtarë të tjerë të huaj.

Kënga e tij e fundit ishte në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Kida e që pati shumë sukses duke u shoqëruar poashtu me miliona klikime në youtube.

Reperi ka bërë me dije që gjatë kësaj kohe ai do të sjelllë edhe shumë projekte të tjera të cilat si gjithmonë do të jenë hitet e kësaj kohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera