Rozë

Mozzik: Sa bukur do të ishte që brezat e rinj të mësojnë për UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 25 January 2022

Reperi i njohur Mozzik, gjithmonë tregon mbështetjen e madhe që ka për ish-krerët e UÇK-së

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai tha se do të ishte mirë që në librat e Historisë të shkollave fillore të futet historia, themeli dhe bazamenti i shtetit tonë, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh se do të ishte bukur që brezat e rinj të mësojnë për UÇK-në

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Sa e bukur kishte qenë që në Librat e Historisë të shkollave fillore në lëndën e historisë të futet historia,themeli,bazamenti i shtetit tonë.

Sa e bukur kishte qenë që brezat e rinjë të mësojnë për UÇK-në .

Bile ka shku gjatë pa e rekomandu në shkolla thelbin e historisë së Kosovës #UÇK

Njëra nga idetë që historia të mbahet e rifreskuar e të kalon në gjitha gjeneratat besoj është kjo .

#Arsimi #UÇK #Historia”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera